Site icon Telegrafi

Vuçiq: Jam gati të luftoj për sovranitetin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq  ka deklaruar se është i gatshëm për të luftuar për, për siç ka thënë, sovranitetin dhe autonominë e Serbisë.

Ai ka thënë se këtë do ta bënte pavarësisht çmimit që do ta paguante, raporton Tanjug.

“Askush nuk e do Serbinë më shumë sesa ne”, tha ai.

I pyetur nëse Serbia ka gjetur rrugën historike në mes të fuqive të mëdha dhe interesave të saja dhe më tej rrugën për ta mbrojtur vetë, Vuçiq ka thënë: “Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se atmosfera me të cilën ju prijmë politikës së jashtme dhe asaj të brendshme nuk është e lehtë dhe e thjeshtë”, përcjell Klan Kosova.

“Kur ata shohin presion nga anë të ndryshme, kjo bëhet sepse përfaqësuesit e këtyre vendeve përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre, jo sepse ata e duan Serbinë”, është shprehur ai.

Exit mobile version