Në GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë, po marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, ku një prej temave të diskutimit në këtë samit është edhe afati i anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
E gjatë fjalimit të presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ishte pikërisht homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq i cili e ndërpreu disa herë, duke ndërhyrë dhe ia bërë me dije se Millatoviq flet gjuhën serbe, transmeton Telegrafi.
“Në fakt në të gjithë në thelb flasim gjuhën e njëjtë”, tha Millatoviq, ku pas këtij komenti pasoi reagimi i Vuçiq i cili i ndërhyri duke i thënë se e flet gjuhën serbe.
🇷🇸🇲🇪 Tense situation between Serbian President Vucic and Montenegrin President Milatovic:
– You speak Serbian language
– Yes, I do. It’s practically the same language linguistically. Some call it differently
– But it’s Serbianpic.twitter.com/x7rucOnQrj— kos_data (@kos_data) August 31, 2024
E kur tentoi ta vazhdojë fjalimin, presidenti serb e ndërpreu sërish duke këmbëngulur se ai dhe vendi i tij flet gjuhën serbe – moment ky që ishte i sikletshëm për presidentin malazez që tentoi ta anashkalojë këtë “përplasje verbale”.
Është interesant që Vuçiq nuk u ndalë me kaq – duke këmbëngulur se Mali i Zi e flet gjuhën serbe. /Telegrafi/