Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai nuk është njoftuar nga institucionet e Kosovës për refuzimin e kërkesës së tij për futje në territorin e Kosovës.
Siç është bërë e ditur, vizita e planifikuar e Vuçiqit për ditën e mërkurë në Leposaviç është kushtëzuar me mospëfshirjen e disa nga anëtarët e delegacionit të kryeministrit serb, raporton Insajderi.
Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.
“A do të më ndalojnë apo jo, kjo është punë e tyre”, tha Vuçiq në intervistë me televizionin serb TV Pink dhe ka shtuar se tani nuk e di nëse do të shkojë në Leposaviq.