Site icon Telegrafi

Vuçiq: Gjuriqin e kritikojnë ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili ka vrarë ushtarë e policë serbë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për fotografinë e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq dhe organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë, ish nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Vuçiq tha se nuk e ka pyetur Gjuriqin se kur është bërë fotografia, as ku dhe pse.

“Nuk e pyeta kur, ku dhe pse. Nuk e pyeta asgjë nëse është ngritur nga tavolina për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur një ose dy minuta apo ka ardhur me të”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu Iu publikua një fotografi me Radoiçiqin, reagon Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t'i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

Ai shtoi se këtë e kritikojnë njerëzit që shkojnë te varri i Adem Jasharit, duke menduar për politikanin serb, Nikola Sanduloviq.

Lexo po ashtu Fotografia e Gjuriqit me Radoiçiq, politikani serb Sanduloviq: Cilat do të jenë reagimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie

“Tani po sulmojnë Marko Gjuriqin, po i shikoj të gjithë denoncuesit dhe hajdutët e tjerë se si do t’i raportojnë dikujt diku”. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel (Nikola Sanduloviq). “Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, u shpreh Vuçiq, raporton Nova.

Vuçiq muajin e kaluar paralajmëroi se Gjuriq do të kthehet në Serbi dhe se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”.

Ndërkaq, NTERPOL ka lëshuar për Milan Radoiçiqin për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiqit./Telegrafi/

Exit mobile version