Telegrafi

Vuçiq: Franca do ta mbajë qëndrimin e saj për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjerimin e Bashkimit Evropian tha se Franca do ta mbajë qëndrimin e saj.

Sipas tij, francezët kërkojnë metodologji të re për Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mbështes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin bisedimet, por frikësohen se nuk do të marrin datën dhe do të ketë procedura më të rënda për ne”, tha Vuçiq./Telegrafi/