Site icon Telegrafi

Vuçiq flet për rastin e Nehat Thaçit: S’ka arsye të ndalen negociatat

Në Forumin e Sigurisë në Beograd, kryeministri Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë replikuar edhe për arrestimin e Nehat Thaçit.

Lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit, kryeministri i Serbisë, Vuçiq ka thënë se nuk i di detajet, duke thënë se bëhet fjalë për një mandat arresti të vitit 1997.

Ai tha se deklaratat se pas arrestimit të Thaçit do të duhej të ndërpriteshin negociatat janë tepërta, duke shtuar se Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë, edhe pse autoritetet në Kosovë e kanë bërë arrestimin e Oliver Ivanoviqit.

“A besoni në të vërtetë se dikush e arrestoi Thaçin për arsye politike. Jo. Ishte një mandat arresti i lëshuar në vitin 1997”, ka shtuar ai.

Nga ana e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se duhet të pastrohet lista përmes së cilës arrestohen qytetarët e Kosovës.

Exit mobile version