Telegrafi

Vuçiq flet për bashkimin e Mitrovicës, tregon nëse kjo ide mund të paraqitet në Samitin e Berlinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se rrëfimi për bashkimin e veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje për të hyrë shqiptarët në veri dhe të “sundojnë” mbi veriun e Kosovës.

Vuçiq, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, është pyetur edhe rreth asaj nëse ideja e bashkimit të Mitrovicës, e përfaqësuar nga shqiptarët do të paraqitet në Samitin e Berlinit.

Në këtë kontekst, presidenti serb ka thënë se “çdo gjë që shqiptarët kanë punuar që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit përfaqëson ‘një hetim të tmerrshëm rreth atyre që kryen krimin, dëshirën për të dëbuar ata serbë që mund t’i kundërshtojnë në veri’”.

Ndërkohë, presidenti serb ka thënë gjithashtu se shqiptarët duhet ta dinë se pa kompromis me Serbinë ata kurrë nuk do të kenë asgjë.

“Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Gjermania, SHBA, Franca duhet ta dinë se pa kompromis, presionet nuk ndihmojnë”, citohet të ketë thënë Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd.

Ndërsa duke folur rreth taksës ndaj mallrave serbe, e vendosur nga Prishtina zyrtare në nëntorin e kaluar, presidenti Vuçiq tha se Serbia nuk mundet ‘të durojë përgjithmonë ultimatumet e Prishtinës’. /Telegrafi/