Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se për këtë është i gatshëm edhe për vendosjen e “linjës së nxehtë” Beograd-Prishtinë.
“Çdo gjë mund ta zgjidhim, nëse duhet të vendosim ‘linjën e nxehtë’ Beograd – Prishtinë, ‘linjë të kuqe’, e quajmë si të doni. Që të dëgjohemi në çdo moment, unë nuk kam asgjë kundër. Të bëjmë diçka o burra që të kemi paqe e stabilitet”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë për TV PINK se ka pasur shumë bisedime të rëndësishme në Davos, duke potencuar se “ do të kemi forcë që disa gjëra t’i qetësojmë ‘madje edhe ato që nuk kanë qenë nën ndikimin tonë’”, transmeton Telegrafi.
Në Forumin e Davosit, kryeministri i Serbisë është takuar me zëvendëspresidentin në shkuarje të Amerikës, Joe Biden
Pas takimit më të, Vuçiq është treguar tepër i zbutur në raport me Kosovën dhe retorikën luftënxitëse që Beogradi e ka përdorur ditëve të fundit pas incidentit me trenin.