Kanë arritur në Tiranë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ata do të marrin pjesë në takimin e radhës të vendeve të Ballkanit, në përpjekje për të krijuar një Mini-Shengen, shkruan Reporteri.net
Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në çdo takim deri tash, e edhe në këtë në Tiranë. Nesër ndërkaq do të jetë në Tiranë edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Kosova nuk merr pjesë sepse nuk pajtohet me një nisme të tillë për faktin se konsideron se humb Kosova dhe se Serbia ende konteston dhe e Lufton shtetësinë e Kosovës.
Ftesën e refuzoi para disa ditëve, presidenti Hashim Thaci.
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër pozicionit të Koosvës, duke thënë se Mini-Shengeni është një e mirë edhe për shtetin e Kosovës. Për ardhjen e Vuçiqit në Tiranë ka pasur edhe protesta simbolike me vendosjen e banerave duke e quajtur atë ‘kriminel lufte’
&nbs