Site icon Telegrafi

Vuçiq e Tsipras shprehen për një Maqedoni ndërlidhëse mes Greqisë e Serbisë

Maqedonia dhe Marrëveshja e Prespës ishin temë e takimit të Kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit grek, Alexis Tsipras.

Ky takim u realizua në kuadër të Këshillit të lartë për bashkëpunim Serbi-Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet dhe Maqedonia Veriore të bëhet ura e bashkëpunimit ndërmjet Greqisë dhe Serbisë, dhe se Serbia e përshëndet dhe përkrah këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër Tsirpas ka deklaruar se IRJM ka qenë zonë gri për Serbinë e Maqedoninë, dhe se pas Marrëveshjes ky vend nuk do të jetë muri ndarës, por ura lidhëse, duke paralajmëruar një mundësi të një marrëveshje të re Serbi, Greqi, Maqedoni, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Exit mobile version