Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, por nuk e nënvlerëson popullin në Maqedoni, i cili sipas tij, në referendum dha mesazh të qartë.
“Kam thënë se marrëveshja është e mirë dhe këtë e deklaroj edhe sot. Mendoj se çdo marrëveshje është shumë e mirë për popujt e vendeve. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të asnjë shteti, edhe pse edhe unë dhe qeveria kemi mbështetur marrëveshjen”, tha Vuçiq në konferencë për shtyp pas takimit me raportuesin në Parlamentin Evropian Davit Mecallister, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se nuk është i verbër që të mos e shoh se çfarë ka ndodhur dhe cili është mesazhi i popullit.
“Populli në Maqedoni solli mendim të qartë dhe pa dyshime, dhe këtë nuk do ta injoroj si disa të tjerë”, tha Vuçiq./Telegrafi/