Në Serbi është përkujtuar 18 vjetori i Betejës së Koshares, në të cilën pjesëtarët e UÇK-së përfundimisht thyen kufirin shqiptaro – shqiptar dhe morën nën kontroll karakollin ku qëndronte ushtria pushtuese e Serbisë.
Në këtë Betejë, siç e pranojnë zyrtarë serbë, janë vrarë 108 ushtarë të Serbisë.
Duke përkujtuar këtë betejë, e cila është zhvilluar gjatë muajit prill 1999, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur atë Beteja e Dytë e Kosovës dhe Termopilet serbe, njofton “Politika” e Beogradit.
Presidenti serb, i cili sot ka zbuluar një shtatore të ushtarit të vrarë hungarez,por i lindur në Beograd, ka premtuar se për ushtarët e vrarë në Koshare do të ngrihet një përmendore e madhe në Serbi.