Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Bruksel pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini, se dialogu do të vazhdojë kur Prishtina të tërheq vendimet e kundërligjshme.
“Askush prej nesh nuk do të shfaqet sërish këtu, derisa nuk i tërheqin vendimet e kundërligjshme”, ka shtuar Vuçiq për mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Presidenti serb gjithashtu ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës, që sipas tij diçka e tillë nuk mund të ndodhë.
“Kam thënë se jam shumë i brengosur për këtë, dhe ua kam bërë të ditur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, ka shtuar para gazetarëve Vuçiq. /Telegrafi/