Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ku kanë diskutuar rreth çështjes së Kosovës.
Erdogan ka pranuar se mbështet çfarëdo marrëveshje që arrijnë shqiptarët dhe serbët në dialogun për Kosovën, ka njoftuar kabineti i presidentit serb Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Presidenti turk ka deklaruar se shpreson që Vuçiq do të jetë mysafir i tij në ditën kur bëhet hapja e aeroportit të tretë të Stambollit.
Vuçiq dhe Erdogan janë pajtuar që atëherë “do të nënshkruhen marrëveshjet e para për ndërtimin e rrugëve të reja në Serbi, në veçanti aksin Novi Pazar-Tutin”. /Telegrafi/