Site icon Telegrafi

Vuçiq deklarohet rreth aktakuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit – flet edhe për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se aktakuza kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është një lajm i mirë.

Kjo pasi që sipas tij, janë kryer krime të tmerrshme kundër serbëve në Kosovë.

Por, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka theksuar se të kihet parasysh se zyra e prokurorit special dhe gjykata ishin formuar sipas ligjeve të Kosovës.

Ndërkohë, siç shkruan Tanjug, presidenti serb tha sot se publiku me siguri do të informohet të hënën ose të martën për datën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe samitit që me siguri do t’i paraprijë, por se nuk i takon atij, por përfaqësuesve të BE-së.

“…Prishtina ka shpallur një datë, megjithëse të dyve na është kërkuar që të heshtim. Unë i di datat, por si një person i zakonshëm nuk mund të bëj publik për diçka që është punë e BE-së dhe anëtarëve të caktuar, Francës dhe Gjermanisë”, citohet t’u ketë thënë Vuçiq gazetarëve në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version