Telegrafi

Vuçiq: Data për fillim të bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën do të ishte lajm i mirë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin datë për nisje të bisedimeve për anëtarësim në BE do të ishte një lajm i mirë për të dy vendet, për qytetarët e tyre por edhe për Serbinë.

“DO të ishte lajm i mirë për ato dhe për qytetarët e tyre. Do të fitonin shpresë, që është mirë për to. Dhe çka është mirë për to është mirë edhe për ne”, tha sot Vuçiq në panelin “Ballkani Perëndimor: Shmangie nga BE?”, në Bratislavë, duke u përgjigjur moderatores Valery Hopkins se si e sheh integrimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Vuçiqit, të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor duan që vendet e tyre të hynë në Bashkimin Evropian.

“Shumë punë varen nga ne, por diçka varret edhe nga dëshira e BE-së”, shtoi Vuçiq.

Ai vlerëson se shumë pengesa duhet të hiqen. Në këtë kontekst theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të vendosin vendkalim të përbashkët kufitar që është shumë e rëndësishme. Për këtë, siç tha ai, ka biseduar me kryetarin dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo do të hyjë në fuqi për dy muaj. Do ta bëjmë edhe me fqinjët tjerë”, tha mes tjerash kryetari i Serbisë, Vuçiq./Telegrafi/