Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk duhet që tjerët t’i zgjidhin problemet që nuk mund t’i zgjidhin as palët tjera.
Kjo ishte përgjigjja e tij dhënë mediave nëse Beogradi do të ndërmjetësonte që të zgjidhet çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vuçiq ka shtuar se nuk dëshiron që të fletë për deklaratën e Daçiqit në lidhje me njohjen e Maqedonisë nga Serbia, me emrin kushtetues, e as t’i kritikojë pararendësit e tij, duke shtuar se Greqia ka qenë me Serbinë në kohë të vështira, por Serbia nuk e ka bërë të njëjtën gjë. Njiherit, Vuçiq ritheksoi qëndrimin e tij se do të mbetet në krah të Greqisë.
Përndryshe, në Selanik mbahet një takim ndërmjet kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit grek, Alexis Tsipras, si edhe kryeministrit bullgar, Boyko Borisov. Mediat greke thonë se temë e takimit do të jetë edhe çështja e emrit me Maqedoninë./Telegrafi/