Site icon Telegrafi

Vuçiq: Bisedimet në Berlin nuk kanë të bëjnë fare me ndonjë zgjidhje për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në Berlin, me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, “nuk kanë të bëjnë me ndonjë zgjidhje të Kosovës”, por që do të jetë temë e takimeve çështja e taksës dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën”.

Vuçiq për mediumin serb Alo ka shtuar se “asnjë zgjidhje nuk është në horizont” kur bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të mundshme me Kosovën, përcjell Telegrafi.

“Na presin bisedime të vështira me zyrtarët shqiptarë, nuk do të jetë e lehtë as me Merkel dhe Makron, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën. Aty do të flitet për taksën dhe nëse dialogu do të vazhdojë. Asnjë zgjidhje nuk është në horizont”, citohet të ketë thënë presidenti i Serbisë.

Sipas tij, “së shpejti” edhe Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version