Site icon Telegrafi

Vuçiq, ambasadorëve që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe kontrabandës: Turp për ju

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është turp për ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për TV Prva rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia mori një aksion në disa qytete për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Vuçiqit ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës.

“Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që dëshironi”, tha ai, raporton b92.

Lexo po ashtu Von Cramon i reagon Borrellit: BE duhet t'i mbështesë shtetet që luftojnë krimin dhe korrupsionin

Ai theksoi se rrëfimi se po luftohet krimi dhe korrupsion, duket dërguar Njësitë speciale të forcave të Kosovës, është të paktën e vrazhdë dhe fyen inteligjencën.

“Unë kam menduar për këtë për dhjetë vjet, jam marrë me të. I shikoj ata të gënjejnë dhe mashtrojnë”, shpjegoi ai.

Lexo po ashtu SHBA bën thirrje për qetësi pas aksionit në veri të Kosovës

Ndryshe, serbët lokal duke dashur të pengojnë aksionin kanë sulmuar Policinë dhe gazetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version