Site icon Telegrafi

Vuçiq më 9 shtator takim edhe me familjet serbe në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë më 9 shtator, përveç veriut, do të vizitojë edhe familjet serbe, njoftoi sot ministri i Kthimit në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

Jevtiq tha se Vuçiq do të paraqesë zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës, varësisht se si do të shkojë dialogu më 7 shtator në Bruksel.

“Duhet të marrim parasysh situatën faktike. Është më e lehtë të largoheni nga përgjegjësia dhe të shtyni problemet nën tepih, por kurdo qoftë këto probleme do të na presin neve që jetojmë në Kosovë”, tha ai.

Ai shtoi se çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur për përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme perëndimore, por që tani ka një qasje tjetër dhe se do të ishte katastrofike për serbët nëse do të shmangnin mundësinë e diskutimit të kësaj teme.

Sipas tij, qëllimi përfundimtar i një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë është paqja e përhershme, në mënyrë që në të ardhmen serbët të jenë më shumë dhe pavarësisht se ku jetojnë, pozita e tyre të jetë më e mirë.

Exit mobile version