Telegrafi

Vucinic: Do ta refuzoj Tottenhamin

Ditët e fundit është spekuluar se Spursat po përgatisin ofertë për sulmuesin malazias, për shërbimet e të cilit është shumë i interesuar trajneri Harry Redknapp, mirëpo Vucinic ka thënë se do ta refuzojë çdo ofertë që vjen nga Tottenhami.

“Tottenhami? Do ta refuzoj. Tani për tani as nuk diskutohet për largimin tim pasi që nuk ka oferta. Nëse ndonjë ofertë vjen, atëherë unë do të bisedoj me klubin, kuptohet ka skuadra të cilave nuk dëshiroj t’u bashkëngjitëm”.

“Për më shumë, do të zhgënjehesha nëse largohem nga Roma, pasi që porsa e kam rinovuar kontratën”, ka thënë Vucinic për “Il Corriere Dello Sport”.