Telegrafi

Vucinic dëshiron të shënojë në derbi

“Më e rëndësishmja është që Roma ta fitojë ndeshjen. Të gjitha të tjerat janë në radhë të dytë”.

“Unë po përmirësohem ndeshje pas ndeshje dhe do të ishte e shkëlqyer po të shënoja kundër Lazios. Do të ishte këndshme po ta ringjallja emocionin e para dy viteve”, ka thënë malazezi për Il Corriere Dello Sport. /Telegrafi/