Redaktorja e gazetës “Veçer” Ivona Taleska e ka falenderuar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç në një konferencë për shtyp, për dorëzimin e Bozhinovskit në Maqedoni, në atë që ai i tha mos të bëjë propagandë, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Plusinfo.
‘Në emër të MAN-it ju falënderoj për dorëzimin e kriminelit Zoran Bozhinovski, që u bën probleme gazetarëve në Maqedoni, i tha Taleska Vuçiçit.
Vuçiç e ka ndërprerë Taleskën me fjalët “Mos mbani propagandë, ne kemi vepruar në bazë të ligjit’. /Telegrafi/