“Nuk mund ta kuptojmë se pse OSBE-ja barti kutitë me fletëvotime në Fushë Kosovë, përderisa asnjë vend nuk ishte i kërcënuar. Kjo në vendet demokratike nuk ndodh”, ka thënë Vucic.
Ai ka pohuar se në vendvotimet në veri të Mitrovicës nuk ka pasur as më të voglin incident dhe se plotësisht është e paqartë se pse dikush ka vlerësuar që nuk ishte i sigurt numërimi në Mitrovicë.
Vucic ka thënë se vendimin që kutitë të dërgohen në Fushë Kosovë nuk e ka marrë KQZ-ja, por OSBE-ja.
“Ne i pyesim njerëzit nga OSBE-ja që të na e sqarojnë se në cilat parime demokratike janë thirrur kur kanë marrë një vendim të tillë, cili ishte qëllimi i bartjes së kutive me vota në Fushë Kosovë dhe natyrisht se kush qëndron prapa një vendimi të tillë, kështu që ne këto pyetje në do t’i parashtrojmë në Bruksel gjatë takimeve”, ka thënë Vucic./Telegrafi/