Site icon Telegrafi

Vucic: Pendohem dhe turpërohem për të kaluarën

“Është më mirë për të gjithë në vend të bëhemi objektiv dhe të thuhet me emër ajo çka ka qenë e gabueshme në Serbi. Edhe për serbët do të jetë më e lehtë të bëhen vetëkritikë. Ata tani mund të thonë: ‘Kur Vucic e pranon se ka qenë në rrugë të gabuar, mund ta pranojmë dhe ne’”, ka deklaruar ai.

Vucic ka theksuar se serbët kanë qenë të verbër ndaj idesë evropiane, kur të gjithë të tjerët e shihnin atë.

”Kur në vitin 1989 ra Muri i Berlinit, ne serbët nuk kemi kuptuar asgjë. Ne nuk e kuptonim botën. Ideja evropiane po piqej, ndërsa ne nuk shihnim asgjë. Sot unë them: Ne e duam Rusinë, do të bashkëpunojmë me të, por e ardhmja jonë pa dyshim është në Perëndim“, ka deklaruar Vucic.

”Neve serbëve na mungon etika protestante e vetëkritikës. Nuk jemi mjaft të vetëdijshëm dhe përgjegjës, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë“, ka theksuar ai.

”Nuk është vetëm çështja e Kosovës, apo kriza ekonomike par së cilës frikësohem, jo të gjitha këto janë probleme që mund të zgjidhen. Më shumë frikësohem nga mentaliteti ynë, nga shprehitë tonë – ky është problemi ynë“, ka deklaruar ai.

Ai ka pranuar se është i vetëdijshëm për disponimin negativ që ekziston brenda Bashkimit Evropain kundër zgjerimit me anëtarë të rinj siç është Serbia, e cila, siç u shpreh, konsiderohet si zjarrëvënia e Ballkanit, po ai ka deklaruar se Serbia do të punojë fort për të ndryshuar këtë qëndrim, dhe këtë ka thënë ai, duhet dhe të bëjë vetë Serbia.

”Edhe në Gjermani, ndonëse janë skeptike për ndryshimin tonë, nuk mund të gjendet askush që mund të thotë se për një vit e gjysmë është mashtruar, apo gënjyer nga dikush në Beograd. Atë që e premtojmë, atë e realizojmë“, ka thënë Vucic në gazetën gjermane FAZ, citon RTK.

”Në të kaluar ne vazhdimisht kemi premtuar diçka, kemi menduar dicka tjetër dhe kemi bërë po ashtu diçka tjetër, të tretë. Tani është ndryshe. Po përmend një shembull: Pas 14 vitesh, ka një aktpadi kundër vrasësve në rastin e gazetarit Slavko Curuvija. Ne nuk fshehim asgjë. E pranojmë botërisht: një pjesë e shtetit e ka vrarë atë njeri. Për këtë vrasje do të përgjigjën dhe arrestohen shumë njerëz“, ka deklaruar Vucic.

Ai ka thënë se partia e tij është e vendosur të shkojë drejt reformave dhe nëse Dacic dhe partia e tij do të dalin kundër, do të ndahen nga ai.

”Shumë njerëz në Serbi mendojnë se shteti duhet të kujdeset për ta dhe se shteti u ka borxh. Njerëzit në Serbi shumë pak tregojnë përgjegjësi vetanake. Neve nuk na ka faj Gjermania apo ndonjë vend tjetër, ne jemi vetë problemi. Presim të tjerët të na i zgjidhin problemet, ose presim që zgjidhja të na vijë nga qielli“, ka deklaruar Vucic në intervistë për FAZ. /Telegrafi/
 

Exit mobile version