Site icon Telegrafi

Vucic: Nuk ka dëshmi se shqiptarët i vranë serbët në lokalin “Panda” të Pejës

“Ky është një problem i tmerrshëm për vendin tonë”, tha Vucic duke shtuar se fjala është për pushtetin pjesë e të cilit ka qenë, por që nuk ka qenë pjesëmarrës e as nuk ka ditur gjë. Ai shton se në 14 vitet që nga vrasja e Curuvijsë, është përpjekur që të thuhet se “kryesit e krimit nuk janë më gjallë”, që të hiqet dorë nga zbardha e këtij rasti.

Të kujtojmë, Vucic të shtunën ka thënë se nëse nuk e zgjedh këtë rast, ai do të japë dorëheqje.

Zëvendëskryeministri serb tha se janë shumë “gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të përballen”, duke përmendur si shembull “vrasjen e serbëve në lokalin “Panda” (Pejë), në Kosovë më 1998”, për të cilën tha se nuk ka dëshmi se vrasjen e kanë kryer shqiptarët, ashtu siç besohej.

Duke folur për anëtarësimin e Serbisë në BE, Vucic tha se viti 2020 është vështirë i arritshëm, por qëllim i mundshëm.

“Pres prapë probleme në rrugën drejt BE-së, por ajo rrugë është e qartë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version