Telegrafi

Vucic: Nuk do të ndërpritet dialogu i Beogradit dhe Prishtinës

Sipas fjalëve të tij, organet shtetërore të Serbisë e kanë zhvilluar aksionin e heqjes së lapidarit në mënyrë të “pastër si loti”, duke respektuar ligjin në mënyrë të civilizuar.

“Dua të qetësoj qytetarët. Ne sillemi në mënyrë të civilizuar dhe të përgjegjshme, jo pse jemi të dobët, por sepse duam të ndërtojmë të ardhmen në të cilën serbët dhe shqiptarët do të jetojnë qetë dhe në harmoni, por ligjin duhet ta respektojnë të gjithë në tërë territorin e Serbisë dhe pikë”, ka thënë Vucic, transmeton QIK.

Duke komentuar kërkesat që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, Vucic ka thënë se këto kërkesa nuk janë asgjë e re, por ka pyetur sesi është e mundur që individë në botë dhe disa në Beograd kanë simpati ndaj kërkesave të tilla. /Telegrafi/