Telegrafi

Vuçiq: I kërkova organizatorëve të heqin flamurin e Kosovës në Stamboll

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me çdo kusht është duke refuzuar që dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ta quajt “klinikisht të vdekur”, duke shtuar se është e rëndësishme të bisedohet, por se duhet të dihet për çfarë po flitet.

Vuçiq, gjithashtu ka deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Duke folur para gazetarëve pas takimit me serbët e Kosovës, ka pranuar se kishte takuar me Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin në Turqi.

“Kam qëndruar afro shtatë metra larg tyre. Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovë dhe ashtu është vepruar”, ka shtuar presidenti serb. /Telegrafi/