Vucic s’e kupton ekzaltimin e ambasadorëve perëndimorë në Kosovë.
Aleksandar Vucic ka deklaruar se me pranimin e Kosovës, UEFA ka shkelur statutin e vet dhe se Serbia do të ndërmarrë të gjitha masat juridike që të luftojë për drejtësi.
Vucic ka thënë se “do të shohim se cili do të jetë vendimi i fundit porse Serbia do të ndërmarrë të gjitha masat”, njofton B92.
“Ajo që ka ndodhur në Budapest e gjitha është në kundërshtim me drejtësinë. Do të bëjmë ankesë dhe do të luftojmë. Na kanë mundur 28:26. Është shkelur Statuti i UEFA –s, i cili qartë thotë se anëtarë të saj mund të jenë vetëm vendet anëtare të KB-së”, ka thënë Vucic.
“Nuk është lehtë, por mirë… Nuk e kuptoj vetëm ekzaltimin e disa ambasadorëve perëndimorë në Kosovë lidhur me këtë. Kjo nuk është e re për qytetarët e Serbisë. Ndonjëherë mundeni, ndonjëherë nuk mundi të kundërviheni. Ajo që e di është se qëkur jam kryetar i Qeverisë, një shtet e gjysmë e ka njohur Kosovën”, ka thënë Vucic.