Telegrafi

Vuante nga kanceri, ndërron jetë presidenti i Namibisë

Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, 82 vjeç, ka vdekur sot herët në mëngjes në një spital në Windhoek,

Nga zyra presidenciale u tha se disa javë më parë Geingob ishte diagnostikuar me kancer, transmeton Telegrafi.

Një postim në platformën e mediave sociale X nuk u zbulua shkaku i vdekjes.

Por në fund të muajit të kaluar presidenca tha se Geingob do të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara për trajtim pasi u diagnostikua me kancer pas një kontrolli të rregullt mjekësor.

Si kryeministër në vitin 2014, ai i tha qytetarëve se i mbijetoi kancerit të prostatës, një vit më vonë u bë president.

E tani me vdekjen e tij, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në atë vend të Afrikës së Jugut në fund të vitit.