Një nxënës ka arritur të mësoj të shkruaj, hajë dhe gatuaj me këmbë, pasi ka lindur me një çrregullim të rrallë muskulor.
Devin McLane vuan nga arthrogryposis multiplex congenita, që i shkakton probleme muskulore, transmeton Telegrafi.
Shumica e muskujve në kraharorë nuk i funksionojnë, dhe duke parë se duhet disi të pavarësohet ka mësuar të kryej punët e tij të përditshme me këmbë edhe pse këmbët gjithashtu i ka të prekura nga kjo sëmundje.
14-vjeçari luan sporte të ndryshme siç është mundja, shenjëtari me hark dhe shigjetë duke përdorur gishtat e këmbëve në vend të duarve.
I riu nga Stevensville, Montana ka mësuar pothuajse gjithçka të bëjë me këmbë, ai pranon se ëma e ka mësuar të përgatisë vezë me këmbë qysh kur ishte 6-vjeçar.
Një në tremijë fëmijë lindin çdo vit në SHBA me këtë çrregullim të rrallë, këto të dhëna janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Ndërkaq e ëma e Devin, McLane një nënë beqare, ka pranuar se qysh gjatë shtatzënisë e kishte kuptuar se Devin vuan nga çrregullimi i njohur ndryshe si AMC. /Telegrafi/