Telegrafi

Vrsaljko shumë afër Atleticos

Agjenti i Sime Vrsaljkos është në Spanjë, pasi ai po lëviz për një transferimi të tij në Atletico Madrid.

Mbrojtësi i djathtë i Sassuolos ishte i lidhur shumë me Napolin, por ditëve të fundit u shfaq se ai është në bisedime me finalistët e Ligës së Kampionëve.

Është gazeta italiane Tuttomercatoweb, që raporton se agjenti i lojtarit, Giuseppe Riso, është në Madrid për të mbyllur marrëveshjen, teksa edhe mbrojtësi kroat e ka konfirmuar se ai është optimist për të përfunduar këtë lëvizje.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Unë mund të them, të paktën aq sa unë e di, se Atletico dhe Sassuolo duhet të mbyllin marrëveshjen. Unë jam optimist”, deklaroi Vrsaljko për Sportske Novosti.

“Napoli? Unë i thashë klubin se nuk dua të vesh fanellën blu, edhe pse ata kishin arritur një marrëveshje”, përfundoi mbrojtësi kroat. /Telegrafi/