Sime Vrsaljko pritet të jetë jashtë fushave për rreth 10 ditë, pasi Inter konfirmoi se ai pësoi një tendosje të kofshës në detyrën e tij ndërkombëtare me Kroacinë.
Mbrojtësi i Interit u zëvendësua pas vetëm 27 minutave në ndeshjen e Ligës së Kombeve midis Anglisë dhe Kroacisë.
Sot (e hënë) gjatë ditës, mbrojtësi kroat u dërgua për teste mjekësore dhe Interi tashmë ka dalë me komunikatë.
“Sime Vrsaljko u nënshtrua këtë pasdite një skanimi MRI në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano”.
“Provat treguan një tendosje në bicepsin femoris të kofshës së djathtë”.
“Gjendja e kroatit do të vlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Nerazzurrëve në faqen e tyre zyrtare.
Risonanza magnetica per Sime @Vrsaljko: l'esito degli esami 📋👇#FCIMhttps://t.co/seasFmLVyI
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 19, 2018
Lëndimi ka të ngjarë të mbajë Vrsaljkon jashtë fushave për rreth 10 ditë, kështu që ai do të humbasë lojën me Frosinonen në fundjavë.
Interi shpreson që ta ketë atë për udhëtimin e Ligës së Kampionëve në Tottenham Hotspur me 28 nëntor, ose në udhëtimin e Romës më 2 dhjetor. /Telegrafi/