Telegrafi

Vritet zëvendësministri nga minatorët grevistë

Qeveria në Bolivi ka thënë se zëvendës ministri i brendshëm i vendit është rrëmbyer dhe me pas është vrarë nga minatorët grevistë.

Rodolfo Illanes, dhe truproja i tij u kapën të ënjtën në një postbllok në Panduro, në jug të La Paz, ka thënë zyrtari, raporton BBC.

Ministri i Brendshëm Carlo Romero tha se të gjitha shenjat tregojnë se Illanes ishte vranë në një sulm, siç e quajti ai brutal dhe frikacak, transmeton KosovaPress.

Dy minatorë kanë vdekur nga plagët e marra gjatë përleshjeve me policinë. Illanes u rrah për vdekje rreth orës 18:00, sipas kohës lolake, ka cituar gazeta La Razon ministrin e mbrojtjes Reymi Ferreria.
Autoritetet nuk mund të tërheqin trupin e tij për momentin tha ministri.

“Më shumë se 100 arrestime janë bërë lidhur me rastin”, tha ai.

“Presidenti Evo Morales ka thënë se është i prekur thellë nga vdekja e Illanes”, thotë Ferreira.

Në kohën sa ishte duke u mbajtur peng Illanes, kushti për lirimin e tij ishte që qeveria të negociojë me minatorët mbi legjislacionin e ri.

Protestuesit po kërkojnë më shumë koncensione, të drejtën për të punuar në kompani private, si dhe përfaqësim më të madh të unionit.