Zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Muhammad al-Adnani, është vrarë në veri të Sirisë, njoftoi agjencia e lajmeve Amaq, e cila është e lidhur me organizatën ekstremiste.
Duke cituar një “burim ushtarak”, Amaq tha se Adnani është vrarë “gjatë inspektimit të operacioneve për zmbrapsjen e fushatave ushtarake në Alepo”.
Nuk është e qartë nëse ai u vra nga forcat tokësore, ose në ndonjë sulm ajror.
Adnani thuhet se ka qenë njëri nga zyrtarët që ka shërbyer më së gjati brenda Shtetit Islamik.