Pas publikimit të fotografive të tij duke mbajtur mace ai pranoi rreth 10 mijë propozime për martesë.
Israfil Yilmaz është raportuar se ka vdekur në një sulm me bombë në bastionet e ISIS-it në Raqqa, në veri të vendit, shkruan Daily Mail.
Terroristi, i cili besohet të ketë qenë i moshës 28 vjeçare, sillej nëpër media dhe paraqitej në një seri intervistash të lajmeve, duke shpjeguar arsyen pse ai kishte ikur për t’u bashkuar me ekstremistët.
Popullariteti i tij në mesin e radhëve të pjesëtarëve të ISIS-it, ishte aq i madh saqë mori 10 mijë kërkesa të habitshme për martesë, gjatë kohës së tij si një luftëtar xhihadist deri në martesën e tij, transmeton KosovaPress.