Telegrafi

Vritet vëllai i Serge Aurier, vrasësi akoma në arrati

Vëllai i Serge Aurier, Christopher, është vrarë në 5:00 të mëngjesit të të hënës jashtë një klubi nate në Toulouse, ndërsa vrasësi i tij është akoma në arrati.

Sipas raportimeve të Le Point dhe Europe 1, 26-vjeçari ka marrë plagë vdekjeprurëse dhe është shpallur i vdekur në spital.

Christopher ishte gjetur nga disa banorë lokalë, të cilët e kanë thirrur policinë duke i njoftuar se po qëndronte i shtrirë një njeri me plagë arme në pjesën e abdomenit.

Më pas është mësuar se është fjala për vëllanë e Aurier, i cili gjatë mbrëmjes së kaluar kishte luajtur në derbin londinez ndërmjet Tottenhamit dhe Arsenalit.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim, ndërkohë që kryesi i veprës kriminale është akoma në liri.

Christopher Aurier (Foto: Twitter/ChrisAurier)

Edhe Christopher ka qenë futbollit, ai luante në ligën e pestë franceze me skuadrën Toulouse Rodeo. Ndërkaq, vinte nga Akademia e RC Lens, njësoj si vëllai i tij, por nuk kishte arritur në nivelet më të larta. /Telegrafi/