Vëllai ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka është vrarë me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm, ku viktima Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, është gjetur i vdekur në mjetin e tij tip “Mitsubish”.
Shërbimet e Policisë pas njoftimit kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë 48 vjeçarit, i vrarë me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Policia sqaron se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Policia e Lezhës për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH-së së Shkodrës.