Vrasësi masiv nigerian i quajtur “Vampiri” është vrarë në një shkëmbim dramatik zjarri me policinë.
Henry Chibueze (36) ishte përgjegjës për vrasjen e 200 njerëzve në një fushatë të egër të tij që ishte e mbushur me dhunë dhe vrasje, të cilën ai e kishte filluar në moshën 11 vjeçare.
Pas vdekjes së tij, trupi i vrasësit “parakaloi” dhe u zvarrit nëpër rrugë derisa turma të mëdha njerëzisht ishin mbledhur për ta parë këtë ngjarje, transmeton Klan Kosova.
Pranë trupit të tij që ishte shtrirë në një çarçaf të bardhë, qëndronin edhe anëtarët e bandës së tij që kishin mbijetuar që tani janë arrestuar.
Viktimat e vrasësit të pamëshirshëm përfshijnë edhe ish të dashurën e tij të cilën ai e vrau së bashku me gjashtë fëmijët e saj.
Chibueze kishte qenë në paraburgim policor, por vendndodhja e tij u zbulua nga anëtarët e bandës së tij brutale duke ndihmuar arratisjen e tij, e më pas ai u fsheh në jug të vendit