Ish-imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin, Almir Daci, është vrarë në Siri.
Lajmi konfirmohet nga bashkëfshatarë të Dacit në fshatin Leshnicë të Pogradecit.
Daci, militant i shtetit të vetëshpallur islamik, akuzohet për veprat penale: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit; Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste; nxitje të urrejtjes apo konfliktit nacional, racor apo fetar.
Në Tiranë ishte hapur procesi gjyqësor ndaj tij, por në mungesë të Dacit gjyqi shtyhej çdo herë.
Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, tashmë prej dy vitesh.
https://youtu.be/Wgi2bjWL6lA