Në sulmin në Munih të Gjermanisë, ka vdekur shqiptarja Sabina Sulaj.
Këtë gjë për Gazetën Express e ka konfirmuar nëna e Armela Segashit, Nazmija, vajza e cila aktualisht është e zhdukur.
Ajo tha se për vajzën e saj akoma nuk ka informacione, por shtoi se shoqja e saj Sabina ka vdekur.
“Krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija.