Një roje i pyjeve është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi ranë në prit nga prerësit e paligjshëm në pyjeve të Amazonit në Brazil.
Sipas autoriteteve, drejtuesi i një grupi indigjen, Paulo Paulino Guajajara, i cili mbronte rezervuarin natyror të Arariboias në shtetin Maranhao, u vra deri sa ishte duke bërë gjueti.
“Policia federale do të hetojë vrasjen e Paulino Guajajara në mënyrë që t’i nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë krim”, tha ministri brazilian i Drejtësisë, Sergio Moro, përcjell Telegrafi.
A Polícia federal irá apurar o assassinato do líder indígena Paulo Paulino Guajajara na terra indígena de Arariboia, no Maranhão. Não pouparemos esforços para levar os responsáveis por este crime grave à Justiça.https://t.co/UbckIZwP3s
— Sergio Moro (@SF_Moro) November 2, 2019
Një drejtues indigjen ka thënë se edhe më parë kishin marr kërcënime nga prerësit e paligjshëm të pyjeve.
“Ne i kemi njoftuar edhe më parë agjencitë federale lidhur me kërcënimet, por ato nuk ndërmorën asnjë veprim”, tha Sonia Guajajara, drejtuese e organizatës pan-indigjene të Brazilit. /Telegrafi/