Burri i cili ka vrarë me plumb në kokë një person që në ato momente ishte gjunjëzuar në rrugë dhe po përqafonte birin e tij, është kritikuar sa i përket mënyrës së ekzekutimit të cilësuar si puro mafioze.
Kjo vrasje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si një burrë del nga një veturë e bardhë, dhe në momentin që i afrohet viktimës e qëllon me revole në kokë, duke e lënë në vend të vdekur, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët e tmerruar me atë se çfarë panë vrapojnë në drejtim të viktimës për ta shpëtuar vogëlushin që nuk kishte pësuar lëndime, por është traumatizuar për faktin se me sytë e tij ka parë vdekjen e babait të tij.
Dyshohet se viktima i identifikuar si Savas Can, është vrarë për hakmarrje për një luftë brutale që kishte ndodhur një vit më parë. Can është vrarë me revole në lagjen Sultanbeyli në Stamboll të Turqisë.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet viktima duke qëndruar i gjunjëzuar para fëmijës së tij të cilin e përqafon, derisa para tyre kalon një motoçikletë.
Në ato momente një veturë afrohet prapa shpinës së tij, dhe nga ajo del një burrë i cili pa u menduar dy herë e qëllon me revole në kokë Canin.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte ai e qëllon edhe disa herë në trup, për t’u siguruar që do të vdesë nga plagët e marra. Dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Aty menjëherë afrohen dëshmitarët e shokuar, ku njëri prej tyre madje e gjuan me kon të trafikut veturën e vrasësit, derisa një tjetër e ngrit në këmbë vogëlushin që pa vrasjen brutale të babait.
Mediat turke raportojnë se viktima ishte përfshirë në një luftë gjatë vitit të kaluar, ku si pasojë e saj kishin mbetur të plagosur katër persona, dhe kjo vrasje mund të ketë qenë hakmarrje për atë incident. /Telegrafi/
Policia ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me këtë vrasje që ka shokuar Turqinë, por deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. /Telegrafi/