Personi që shtiu në ambasadorin rus në Ankara Andrey Karlov është vrarë.
Karlov është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij është ende e rëndë, raporton CNN turk.
Karlov është sulmuar me armë zjarri në momentin që po mbante një fjalim në hapje të një ekspozite me fotografi me temën “Rusia në sytë e turqve”.
Sipas AFP duke cituar dëshmitarët sulmuesi ka bërtitur “Hakmarrje për Aleppo-n” derisa personi i veshur me kostum dhe kravatë ka brohoritur “Allah Ekber” (Zoti është i madh” para se të gjuajë në ambasadorin rus.