59-vjecari Baftjar Llanaj ishte duke u kthyer nga qyteti i Vlorës i shoqëruar nga dy persona, kur 46-vjecari Sako Xhaferri i ka zënë pritë automjetit me të cilin udhëtonte viktima, duke qëlluar me një armë zjarri kallashnikov mbi të dhe duke i marrë jetën.
Gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe vetë autori, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton në disa pista, një prej të cilave është edhe armatosja e viktimës ose e personave që e shoqëronin atë.
Sipas policisë, vëllai i viktimës Baftjar Llanaj kishte vrarë disa kohë më parë familjarin e autorit, Sako Xhaferrit./Telegrafi/