Forcat speciale ruse të policisë kanë qëlluar për vdekje një person të armatosur, i cili kishte marrë peng gjashtë persona në një bankë në Moskë.
Asnjë prej pengjeve nuk është lënduar.
Në trupin e tij u tha se u gjet material shpërthyes, ndërkohë në negociata me policinë ai kishte deklaruar se në trupin e tij kishte bombë.