Drejtori i Përgjithshëm i UnitedHealthcare u qëllua dhe u vra në qendër të Manhattan të mërkurën në mëngjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brian Thompson po ecte drejt hotelit Hilton në Midtown Manhattan, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të UnitedHealthcare.
Një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë për CNN-in ishte i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson, përpara se të hapte zjarr nga 20 metra larg duke qëlluar disa herë.
NEW: UnitedHealthcare CEO Brian Thompson shot and k*lled in Manhattan by a man in a black mask.
The 50-year-old CEO was outside of the Hilton hotel when a man came up to him and shot him in the chest.
The masked man, who had a grey backpack on, then fled into a nearby… pic.twitter.com/umBPdGby17
— Collin Rugg (@CollinRugg) December 4, 2024
Personi i armatosur iku, duke kaluar nëpër një rrugicë dhe duke hipur në një biçikletë, ka thënë një zyrtar për CNN.
Hetuesit po vazhdojnë të mbulojnë zonën dhe policia aktualisht beson se i dyshuari është arratisur në Central Park.
Ekzekutivi 50-vjeçar është qëlluar me plumb në gjoks.
Punonjësit e urgjencës që reaguan e çuan atë në spital në gjendje kritike, ku u shpall i vdekur, sipas NYPD.
🚨#BREAKING | CEO of United Healthcare Shot
📍#NYC
The man who was shot outside the Midtown Hilton this morning was the CEO of United Healthcare, according to news reports. Brian Thompson, 50, was shot around 6:45 a.m. in what may have been a targeted attack. The suspect,… pic.twitter.com/UUpiO2Rq3G— Citizen (@CitizenApp) December 4, 2024
Detajet mbi rrethanat nuk janë të qarta menjëherë, por hetuesit thonë se duket se bëhet fjalë “për të shtëna me shënjestër”.
Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për UnitedHealthcare në prill 2021. UnitedHealthcare është pjesë e UnitedHealth Group, i renditur i pesti në Fortune 500, sipas kompanisë.
Kompania mëmë e UnitedHealthcare, UnitedHealth Group, përfundoi papritur konferencën e saj të planifikuar të mërkurën në mëngjes, duke përmendur “një situatë shumë të rëndë mjekësore me një nga anëtarët e ekipit tonë”. /Telegrafi/