Një nga dy të dyshuarit për sulmin ndaj policisë në Bruksel është “neutralizuar”, pasi e kishte futur në cak një helikopter i policisë pranë një kopshti.
Siç transmeton Reuters, sulmuesi ka qenë i armatosur me pushkë automatike, transmeton Telegrafi.
Policia belge dhe ajo franceze kanë filluar kërkimet për dy të dyshuarit në Bruksel, pasi njëri prej tyre që qëlloi me armë zjarri plagosi tre policë gjatë bastisjeve. /Telegrafi/