Pentagoni ka deklaruar që në një sulm ajror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur i vdekur një nga liderët më të lartë të Shtetit Islamik, Wa’il Adil Hasan Salman al-Fayad, në Siri, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
I njohur si “Dr Wa’il” ai ka bërë mbikëqyrjen dhe prodhimin e videove të cilat kanë paraqitur ekzekutime të ndryshme, si dhe cilësohej si ministër i informacionit në IS.
Pentagoni ka deklaruar që sulmi ajror ka ndodhur në afërsi të qytetit Raqqa më 7 shtator.
Fayad ishte bashkëpunëtor i afërt i strategut të IS, Abu Muhammad al-Adnani, i cili është vrarë muajin e kaluar.