Telegrafi

Vritet një ushtar pas një shkëmbim zjarri në një kazermë ushtarake pranë Vjenës – një tjetër mbeti i plagosur

Një shkëmbim zjarri në një kazermë ushtarake pranë Vjenës la një ushtar të vdekur dhe një tjetër të plagosur, njoftuan zyrtarët austriakë dhe media kombëtare të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Austrisë, Michael Bauer, shkroi në Twitter se shkëmbimi i zjarrit ndodhi pak para orës 7:00 të mëngjesit të së premtes në qytetin Wiener Neustadt, transmeton Telegrafi.

Një grindje mes ushtarit dhe një eprori shkaktoi të shtënat. Ushtari shkrepi disa të shtëna në vendndodhjen ku po bënte roje, derisa oficeri epror më pas hapi zjarr në përgjigje, duke vrarë ushtarin.

Bauer tha se oficeri epror u dërgua në spital, me ashpërsinë e lëndimeve ende të paqarta.

Autoritetet austriake po hetojnë incidentin vdekjeprurës. /Telegrafi/